Në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur të parin e komunës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sipas të dhënave të përditësuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 në mbarë vendin kanë votuar vetëm 26.89% të qytetarëve.
Numër i vogël i qytetarëve që kanë dalë për të votuar është në Prizren.
Në këtë qytet deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 20.81% e qytetarëve të Prizrenit./Gazeta Enigma/