Ballkani ka rimarr kreun e tabelës në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kampioni në fuqi, në ndeshjen e javës së 24-të, shënoi fitore si nikoqire e Malishevës, me rezultat 2-1.
Nazmi Gripshi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 50-të.
Fitoren skuadrës së Ilir Dajës ia siguroi goli i Mamadou Danfa në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Ballkani u rikthye si lider i Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në anën tjetër, Malisheva renditet në pozitën e katërt me 41 pikë.