Pamje të papërshtatshme dhe aspak të hijshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së për djem dhe vajza.
Një nga trajnerët e kombëtarës së Kosovës, ka trajtuar në mënyrë të dhunshme një vajzë tetëvjeçare, e cila mësohet të jetë vajza e tij.
Kjo erdhi menjëherë pas disfatës që pësoi 8 vjeçarja nga garuesja serbe.
Trajneri Valmir Fetiu, është shprehur se shuplaka nuk ishte për disfatën nga taekëondistja serbe, por për të qetësuar vajzën e tij.
“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje”, ka thënë Fetiu.
Në videon e cila mori menjëherë vëmendje dhe u shpërnda gjithandej shihet trajneri duke tërhequr fillimisht për helmete 8-vjeçaren, e cila bie në dysheme në shenjë dëshpërimi për humbjen, ngrihet duke qarë dhe më pas merr një goditje me shuplakë nga trajneri. /Gazeta Enigma
Pësoi disfatë, 8-vjeçarja nga Kosova goditet prej trajnerit i cili është babai i saj
