Personi i arrestuar për ngacmim seksual është dhëndër i drejtorit të Arsimit në Istog

Personi i arrestuar për ngacmim seksual është dhëndër i drejtorit të Arsimit në Istog

Një punëtor teknik është arrestuar mesditën e sotme në Vrellë të Istogut.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se i arrestuari është A.Blakaj.

I arrestuari i sotëm është dhëndri i drejtorit të Arsimit në këtë komunë, Naim Behlulaj.

Ky i fundit ka thënë për IndeksOnline se është në pritje të vendimit të organeve gjyqësore dhe se do t’i marrë të gjitha masat sipas ligjit.

“Është dhëndër i imi. Jam tu e prit vendimin e prokurorisë, në punë nuk njoh familjar, do t’i marr masat sipas ligjit në fuqi. Nuk do të toleroj asnjë punëtor që të ketë në shkollat e Istogut që kanë probleme me ligjin”, ka thënë Behlulaj për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se zyrtarisht, informacionin e ka marrë nga drejtori i shkollës në Vrellë të Istogut.

Related Articles