Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi

Pronarët e Wrexham duan rikthimin e Gareth Bale nga pensionimi

Pronari i Wrexham, Ryan Reynolds i ka ofruar Gareth Bale që të kthehet nga pensioni dhe të luajë një sezon në nivelin e katërt të futbollit anglez.

Të shtunën e kaluar, uellsianët siguruan ngjitjen në një nivel më të lartë të garës, dhe se orekset e tyre janë shumë më të mëdha treguan me një ftesë publike që Bale t’i bashkohet sezonin e ardhshëm.

Partneri i biznesit të aktorit hollivudian dhe bashkëpronar i Wrexham, Rob McElhenney, shkroi në Twitter dhe sugjeroi që Bale të vinte në atdheun e tij dhe të ndihmonte klubin të arrijë nivele edhe më të larta.

Bale nuk qëndroi indiferent ndaj thirrjes dhe iu përgjigj me stil nga fusha e golfit, duke uruar wrexham për suksesin.

Mbetet të shihet nëse Bale do të vijë vërtet në ligat e ulëta, pas karrierës në Tottenham, Real Madrid dhe Los Angeles FC.

Tifozët shpresojnë kështu, pasi në Wikipedia emri i Bale i është shtuar Wrexhamit si klubi i tij i ardhshëm.

Kujtojmë se në janar, Bale vendosi t’i japë fund karrierës së tij.

Related Articles