I dyshuari që i goditi me veturë pesë persona në Viti është 21 vjeç, policia jep detaje

I dyshuari që i goditi me veturë pesë persona në Viti është 21 vjeç, policia jep detaje

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Viti, ku një person ka goditur me veturë pesë persona në park.

I dyshuari është identifikuar si M.K.Sh., i lindur më 2004 dhe ishte duke vozitur veturën e tipit “Opel Insingne”, me tabela 06.

“Derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj  godet pesë  persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me  çka  u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet  se, i  dyshuari i ka goditur viktimat”, tha Hashani për Gazetën Enigma.

I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen.

Sipas raportit të mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë,

Ndërkohë, njëri nga viktimat,  i lënduar  rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, i dyshuari  është i ndaluar  për  48 orë.

Hashani tha se rasti është duke u hetuar dhe se për momentin nuk dihen motivet.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilsohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.

Related Articles