Një ngjarje tragjike ka nodhur mbrëmjes e së dielës në Prishtinë, ku pas një incidenti një person dyshohet se u ther për vdekje, raporton Gazeta “Enigma”.
Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma” se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, ka deklaruar Syla për “Enigmën”.
Gazeta “Enigma” ka tentuar të kontaktojë më policinë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.