Personi që u vra në Gjilan ishte anëtar i ‘Skifterave’, tifoz i zjarrtë i SC Gjilanit

Personi që u vra në Gjilan ishte anëtar i ‘Skifterave’, tifoz i zjarrtë i SC Gjilanit

Një 29-vjeçar është therur për vdekje gjatë mesnatës të shtunën e 16 dhjetorit në fshatin Dobërqan të komunës së Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Viktima në fjalë është Armend Behluli, anëtar i tifogrupit të klubit të Gjilanit “Skifterat”.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë”.

“Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Ndërkohë drejtori i Spitalit Rajonal në Gjilan, Arsim Emini, ka zbardhur detaje të reja, ku sipas tij viktima është 29-vjeçar dhe i njëjti është dërguar në Emergjencë me shtatë plagë që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.

Personi me inicialet A.B i  lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë. Është thirre mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pa jetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me një mjet të mprehtë-thikë ka goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QE-Gjilan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles