Përveç Kosovës, SHBA-të ndajnë miliona vaksina edhe për disa vende të botës

Përveç Kosovës, SHBA-të ndajnë miliona vaksina edhe për disa vende të botës

Raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.

Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie.

“Përafërsisht 6 milionë doza do të jenë për vendet e rajonit që janë prioritet dhe vendet partnere, përfshirë Meksika, Kanada dhe Republika e Koresë, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Kosova, Haiti, Gjeorgjia, Egjipti, Jordania, Iraku dhe Jemen, si dhe për punëtorët e vijës së frontit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

 Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.

Related Articles