Përvjetori i Pavarësisë – Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Prekaz

Përvjetori i Pavarësisë – Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Prekaz

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot gjatë ditës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas homazheve, krerët institucionalë kanë vendosur të mos u drejtohen mediave. 

Homazhet në Prekaz u bënë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kurti e Osmani më herët bënë homazhe edhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku shprehën mirënjohje për rolin e tij historik në rrugën drejt pavarësisë së vendit. /Gazeta Enigma

Related Articles