Pesë komisione parlamentare mblidhen sot

Pesë komisione parlamentare mblidhen sot

Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që parashihet të mblidhen pesë sosh.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do ta bëjë sot shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”, ku të ftuar janë Bordi i KRU-së.

Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton sot Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të flasë lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do ta shqyrtojë Projektligjin për falimentimin dhe Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri.

Në fund, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e shqyrton sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

Related Articles