Policia ka njoftuar për një mosmarrëveshje mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, raporton Gazeta Enigma.
Nga aty përfunduan të lënduar 5 persona.
Sipas policisë, të gjithë të lënduarit, të cilët janë meshkuj, kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore.
“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë. / Gazeta Enigma.