Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Enigma.

Njëkohësisht, bëhet e ditur se vikatima janë katër femra dhe një mashkull.

Komunat në të cilat u raportuna rastet e dhunës në familje janë, komuna e Prishtinës, Suharekës, Prizrenit, Istogut dhe Zveçanit.

Raporti i plotë i Policisë:

Prishtinë 10.12.2021 – 22:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjeksore, ku sipas tij është sulmuar fizikisht nga i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe sipas tij babai i tij vuan nga sëmundjet mendore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Suharekë 11.12.2021 – 09:20. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 11.12.2021 – 17:40. Viktima femër kosovare e mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti duke u trajtuar.

Istog 11.12.2021 – 13:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Zveçan 10.12.2021 – 21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në gjendje të dehur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar deri në këndellje.

/Gazeta Enigma/

Related Articles