Pesë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë

Pesë raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici vetëm brenda 24 orëve të fundit, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Gjakovës dhe një rast në Mitrovicën e Jugut.

Në Lipjan viktima është sulmuar nga djali i tij dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan. 09.08.2025 – 02:00. Viktima m/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari  është dërguar ne mbajtje”, njofton Policia.

Ndërsa në Fushë Kosova viktima është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 09.08.2025, 17:26. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër f/k. Viktima është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Rasti i tret është raportuar në rajonin e Gjakovës ku viktima është sulmuar nga vëllai i tij i cili ishte nën ndikim të alkoolit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë. 09.08.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vëllait të tij viktimës m/k duke kërkuar të ia liroj shtëpinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Rasti tjetër në rajonin e Gjakovës është raportuar nga një grua e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Gjakovë 09.08.2025, 21:20.Dyshohet se pas një  mosmarrëveshje ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuat dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia përmes raportit 24-orësh.

Ndërsa rasti tjetër u raportua në Mitrovicën e Jugut ku pas raportimit i dyshuari është arrestuar nga Policia pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë Jugu 09.08.2025, 15:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles