Barnabas Varga është liruar nga spitali i Sttutgartit dhe është rikthyer në shtëpi.
Sulmuesi hungarez pësoi një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian kundër Skocisë.
Varga ka thyer disa kocka të fytyrës dhe pësoi një tronditje pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun.
29-vjeçari ishte në telashe dhe i është nënshtruar një operacioni.
Sulmuesi i Fernecvarosit sot është liruar nga spitali i Sttutgartit dhe është rikthyer në shtëpinë e tij në Hungari.
Kujtojmë që Hungaria siguroi kalimin në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian, pasi përfundoi e treta në Grupin A, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.