Petkoviq fton të mos spekulohet për ngjarjet në Zubin Potok: Mund ta rrezikojnë stabilitetin

Petkoviq fton të mos spekulohet për ngjarjet në Zubin Potok: Mund ta rrezikojnë stabilitetin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Petkoviq i ka quajtur spekulime të papërgjegjshme dhe jo të besueshme në Zubin Potok, ai ka thënë se këto gjëra mund ta rrezikojnë stabilitetin në terren.

“Sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar, edhe para përfundimit të hetimeve, vënë në pikëpyetje motivin e këtyre ngjarjeve”, ka shkruar Petkoviq.

Tutje, ai tha se Beogradi zyrtar është i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, sepse sipas tij, serbët e Kosovës e dinë më së miri vlerën e paqes.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, policët e Kosovës janë sulmuar me AK-47 e granatë dore në Zubin Potok.

Related Articles