Petkoviq i ankohet Sorensenit: Ia përcolla shqetësimin serioz për veprimet eskaluese të Kosovës

Petkoviq i ankohet Sorensenit: Ia përcolla shqetësimin serioz për veprimet eskaluese të Kosovës

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, raporton Gazeta Enigma.

Këtë ai e njoftoi përmes platformës “X”, ku njoftoi për vazhdimin e dialogut në nivel teknik” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe “për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve dhe deeskalimit në terren”.

Sorensenit, Petkoviq ia përcolli “shqetësimin serioz” për veprimet “eskaluese” të Kosovës.

“Ia përcolla atij shqetësimin serioz për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të pozitës së popullit serb në Kosovë dhe Metohi si pasojë e shumë veprimeve eskaluese të Prishtinës”, shkroi ai në X. / Gazeta Enigma.

Related Articles