Petkoviq për reciprocitetin: Në Bruksel do të kërkojmë zgjidhje, nuk lejojmë anulimin e dokumenteve serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë lidhur me vendimin për reciprocitet të Kosovës me dokumente se do të kërkojnë zgjidhje kompromisi në Bruksel.

Për TV Pink ai në anën tjetër është shprehur se Beogradi nuk do të lejojë që të anulohen dokumentet serb.

“Nuk ka më lëshim të dokumenteve hyrëse-dalëse që Prishtina ka dashur t’ua imponojë qytetarëve të Serbisë që hynë në Kosovë e Metohi. Në këtë mënyrë ne jemi kthyer në një pozicion ku të gjitha këto çështje mund t’i diskutojmë në Bruksel”, është shprehur Petkoviq.

“Do të jetë një luftë e fortë dhe intensive për të normalizuar situatën me zgjidhje kompromisi. Prandaj është e nevojshme të jemi në Bruksel. Nuk kemi ikur nga dialogu”, ka shtuar ai.

Derisa në anën tjetër ka thënë se Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar takimin me Albin Kurti në Bruksel më 19 korrik me arsyetimin se kanë qenë të përgatitur për atë që do të ndodhte me 1 gusht.

Related Articles