Petkoviq: Pse EULEX-i nuk u lejua të marrë pjesë në hetimin në Banjskë?

Petkoviq: Pse EULEX-i nuk u lejua të marrë pjesë në hetimin në Banjskë?

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka folur sërish për sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ai në rrjetin social X, ka pyetur se pse siç tha “Policia e Kosovës nuk lejoi pjesëmarrjen e EULEX-it në operacionin hetimor në Banjskë?”

“Pse Policia e Kosovës nuk e lejoi pjesëmarrjen e EULEX-it në operacionin hetimor të qytetit të Banjskës? Pse ishte e nevojshme që policia e Kosovës ta kryente vetë hetimin, pa praninë e hetuesve të EULEX-it? Çfarë është ajo që duhet të fshihej në hetim?”, tha ai.

Related Articles