Drejtori I të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm u sulmua me armë zjarri në Zupçe të Zubin Potokut, shkruan Gazeta Enigma.
Petkovqit ka thënë se sulmi i fundit ndaj Policisë së Kosovës nuk ka të bëjë me serbët.
“Nuk ka të bëjë fare me serbët. Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj automjetit të SHPK-së, si dhe çdo përpjekje të mëparshme për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, veçanërisht në veri, nuk ka të bëjë fare me serbët”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter.
“Pyesni veten – kush është për këtë?!”, ka shtuar ai./GAZETA ENIGMA/