Petkoviqi edhe në Kosovë guxon të sulmojë me fjalor të papranueshëm Kurtin

Petkoviqi edhe në Kosovë guxon të sulmojë me fjalor të papranueshëm Kurtin

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, po qëndron në Kosovë me rastin e Pashkëve ortodokse.

Petkoviq edhe nga Kosova ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Kurti.

Ai akuzoi Kurtin se kur fliste për serbët e Kosovës rritej numri i sulmeve ndaj tyre.

Ky reagim erdhi pasi kryeministri Kurti uroi sot besimtarët në Kosovë që po festojnë Pashkët ortodokse duke thënë se do të vazhdonte të kujdesej për ta.

Megjithatë, Petkoviqi nuk e ka pritur aspak mirë këtë urim duke u shprehur me fjalët si vijon:

“Veç ju Albin Kurti mos u brengosni për serbët. Kur ju ‘brengoseni’ ne kemi dy herë më shumë sulme etnike, katër serbë, përfshirë fëmijë, ishin qëlluar, kishat dhe varret tona po përdhosen, dhe serbët po arrestohen pa prova. Serbët e kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, që kujdeset për ta dhe ju ndihmon!”, shkroi Petkoviq.

Related Articles