Pezullohet protesta e njësive speciale, Kurti javën e ardhshme i pret në takim

Pezullohet protesta e njësive speciale, Kurti javën e ardhshme i pret në takim

Është pezulluar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, asaj për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe të tjerave brenda Policisë së Kosovës e paralajmëruar që të mbahet në mesditë.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi u ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, konfirmon zyra për media e këtij institucioni.

Kështu, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.

Related Articles