OEK: Pezullohet vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë energjetik

OEK: Pezullohet vendimi për kalimin e bizneseve në tregun e lirë energjetik

Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Vendimi erdhi pas ankesës nga Oda Ekonomika e Kosovës, që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

“Pezullohet ekzekutimi i njoftimit të datës 03.06.2025 për mos lejmin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit pr Energji, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

“Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”, thuhet në postimin e OEK-ut.

“OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, është thënë tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles