Chelsea fitoi ndaj Milanit me rezultatin 0:2 në San Siro.
Milani mbeti me 10 lojtarë në minutën e 18’të – pasi Tomori u ndëshkua me të kuq.
Pas ndeshjes, Pioli nuk e komentoi penalltinë – por foli për bisedën me gjyqtarin pas ndeshjes.
“Ndeshja filloi dhe ndjenja ishte se mund të bënim mirë. Më pas penallti dhe karton i kuq. Aty ndryshoi gjithçka, Chelsea nuk kishte nevojë të luante në epërsi numerike.
Mund të kishim luajtur një ndeshje deri në ate moment, pastaj mbaroi ndeshja. Nuk dua ta rishikoj episodin, më duket shumë e qartë. Nuk dua të komentoj.
I thashë arbitri atë që mendoj unë, nuk flas as edhe aq rrjedhshëm anglisht, por mendoj se e ka kuptuar se cfare kam dashur t’i them”.