Një pirat mund të jetë i burgosuri i parë që do të vijë nga Danimarka në Kosovë, nëse i njëjti shpallet fajtor.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili tha se ai do të ndiqet penalisht.
“Supozimi ynë është se ne nga ana e prokurorisë kemi një çështje të arsyeshme dhe se ai do të ndëshkohet”, ka thënë Hækkerup, shkruajnë mediat daneze, transmeton Klankosova.tv.
Në rast se shpallet fajtor, pirati mund të bëhet i burgosuri i parë nga Danimarka që vuan dënimin në Kosovë, pasi të dyja vendet tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për të përdorur objektin e burgut të Gjilanit./Gazeta Enigma/