Sport Club “Gjilani” viteve të fundit ka qenë klubi më i organizuar në Kosovë.
Këtë sezon skuadra “kuqebardhe” ka pasur probleme të shumta financiare për arsyeje se presidenti i klubit Florim Zuka është larguar nga klubi në fillim të sezonit, raporton Gazeta Enigma.
Edhe pse me vështirësi skuadra gjilanase ka arritur rezultate fantastike dhe aktualisht zë vendin e tretë në klasifikim me 27 pikë të mbledhura, tetë më pak se kryesuesja, Drita.
Për ecurinë e gjilanasve është diskutuar edhe në emisionin ‘Kampionët’.
Redaktori i Sportit në ‘Telegrafi’, Lavdim Pireva, e ka vlerësuar shumë skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Sipias Pirevës skuadra e Gjilanit është e ndërtuar për të dalë kampion, por që problemet financiare e kanë lënë pak mbrapa në luftë.
“Gjilani është krijuar për t’u shpallur kampion. Ky është ekipi më i mire në 5 vitet e fundit që ka pasur Gjilani. Vetëm problem financiare që i kanë pasur sepse ky ekip do të ishte në krye me Dritën e Ballkanin t’u luftu për titullin kampion”, tha Pireva.
/Gazeta Enigma/