Pika kufitare në Jarinjë e cila ishte e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës, nga sot në mëngjes është lëshuar për qarkullim.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se qarkullimi në pikën kufitare në Jarinjë është e lëshuar për qarkullim.
“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem, kurse dy pikat tjera kufitare Bërnjaku dhe Merdarja vazhdojnë të jenë të mbyllura”, ka thënë Elshani
Ai tutje ka thënë se “situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”.
Kujtojmë se persona të maskuar janë parë mbrëmë pranë një bllokade të vendosur në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës në Bërnjak.