Është plaçkitur të mërkurën shtëpia ku Arbër Zeneli e Valon Berisha jetojnë së bashku në Francë.
Mediat franceze kanë shkruar se plaçkitja ka ndodhur derisa dy reprezentuesit e Kosovës po luanin për ekipin rezervë të Reimsit në një miqësore.
Është njoftuar se u janë vjedhur shtatë “Rolex” dhe dy çanta “Louis Vuitton”. Vjedhja ka ndodhur gjatë ditës, mes orës 15:30 dhe 16:00.
Është raportuar se dëmi është mbi 350 mijë euro. Një fqinj ka parë dy persona duke u larguar me një veturë. Hetimet janë duke vazhduar.
Zeneli e Berisha nuk po kalojnë ditët më të mira. Të dy pritet të largohen nga Reimsi.