Të enjten, në fshatin Parallovë të Gjilanit, katër persona kanë ndaluar një automjet të një kompanie sigurimesh, i cili po transportonte para, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25, është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa dyshohet se u grabitën 450 mijë euro para të një banke komerciale.
Për këtë rast ka reaguar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës, e cila kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
“Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon sulmin ndaj transportuesit të mjeteve financiare dhe kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”.
Nga kjo shoqatë janë deklaruar se situata e deritanishme e sigurisë ka qenë e qetë.
“Vlerësojmë se situata deri më tani ka qenë e qetë, megjithatë ky incident i sotëm tregon rëndësinë dhe nevojën që institucionet e sigurisë të jenë vigjilente në këtë fundvit, pasi që rastet e sulmeve të tilla kanë prirje të rriten në prag të festave të fundvitit”thuhet në reagimin e shoqatës.
“Vjedhja e armatosur apo plaçkitja është vepër e rënd penale”
Në lidhje me këtë rast për Gazetën “Enigma”, është potencuar edhe Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë, i cili këtë çështje e konsideron si diçka jo të re.
“Vjedhjet e bankave dhe mjeteve të transportit që bartin para kanë filluar të jenë dukuri e shpeshtë e realitetit kosovar. Nayrisht se kjo nuk është diçka e re, pasi këto veprime janë pjesë e të gjitha qytetrimeve dhe manifestohen diku më shumë e diku më pak ndikuar nga disa rrethana, ku dominues është, niveli i organizimit të sistemit të sigurisë dhe sistemit ndëshkimor” ka thënë ai.
Tutje, Kajtazi ka deklaruar se vjedhja e armatosur apo plaçkitja është vepër e rënd penale, e që sipas tij, është dukuri që në Kosovë ka filluar të behet e shpesht pas lufës.
“Mbaj në mend se para luftës ka qenë dukuri e rallë. Në kohën sa kam punuar në organet paralele të Sigurisë të Republikës së Kosovës, në vitin 1993, në Gjilan, kemi pas rastin e parë të vjedhjes nën kërcënimin e armës, ku dy të rinjë të maskuar patën hyrë në një shtëpi të qytetit duke kërcënuar familjarët që tu japin paratë që kishin. Në afatin e 24 orëve, ne patëm zbuluar kryersit e veprave”.
Kajtazi ka thënë se më vonë kjo dukuri pati filluar të masivizvizohet në brezin kufitar me Shqiperinë.
“Ajo qe tani po ndodh në Kosovë, duket të jetë razultat i politikës ndëshkimore, pasi që shihet se policia është efikase në zbulumin e rasteve dhe dërgimin e kryersve të veprave para drejtësisë”.
“Nga rastet qe po ndodhin shihet se kryersit jane recidiv, dhe fal masave te lehta ndeshkuese kane dalur shpejt dhe kehet nga vuajtja e dënimit”, ka potencuar për Gazetën “Enigma”, eksperti i sigurisë.
Ai i ka përfunduar komentet e tij rreth kësaj çështje duke theksuar se sistemi i drejtesisë duhet të shikoj me prioritet këtë rast, pasi sipas tij këto veprime shkaktojnë një varg problemesh.
“Këto veprime në mënyrë zingjrore shkaktojnë një varg problemesh që e çrregollojnë përditshmërinë tonë, duke përfshirë sigurinë për jetën, efektet psilologjike të frikës, imazh të keq për vendin, i cili ndikon në investimet në ekonominë tonë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, mesditën e së enjtës, disa persona të dyshuar, kanë sulmuar automjetin e një kompanie, të cilët kanë vjedhur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e kompanisë së sigurimit.
Pas kësaj, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, duke i vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opel Zafira.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se armët të cilat i kanë grabitur në automjetin e kompanisë së sigurimeve janë gjetur 20 metra larg vendit të ngjarjes. /Gazeta “Enigma”/