Plagosen dy persona në Shtërpcë, njëri 11, tjetri 31-vjeçar

Plagosen dy persona në Shtërpcë, njëri 11, tjetri 31-vjeçar

Pasdite ka ndodhur një plagosje e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

Bëhet fjalë për një 11 dhe një 31-vjeçar që janë plagosur nga arma e zjarrit nga një automjet që ishte një lëvizje.

“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në kumtesën e policisë.

“Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policorë dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet në kërkim dhe kapjen e personave të dyshuar”.

Lidhur me të njëjtin rast ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ka thënë se të dy të plagosurit janë të kombësisë serbe dhe në momentin që janë plagosur kanë qenë duke prerë drunj për festën e Krishtlindjes.

Related Articles