Një person është plagosur në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen Emshir.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti theksoi se i plagosuri është personi me incialet B.A, 37-vjeçar i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha ajo.