Plagoset një person në Shtime, fillojnë hetimet

Plagoset një person në Shtime, fillojnë hetimet

Një person është plagosur në Shtime, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se ai ka marrë trajtim mjekësor në Emergjencë dhe më pas është larguar.

Viktima ka thënë se një person i panjohur ka shtënë me armë katër herë në drejtim të tij, por është qëlluar një herë në këmbë.

“VRASJE NË TENTATIVË- Shtime / 13.07.2025 – 11:40. Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”. / Gazeta Enigma.

Related Articles