Plagoset një polic në lagjën “Arbëria” në Prishtinë

Një zyrtar policor është plagosur në lagjën Arbëria në Prishtinë, në rrugën “Arben Xheladini”, raporton Gazeta Enigma.

Burimet e Gazetës Enigma bëjnë me dije se gjendja e policit të plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sot gjatë një operacioni, Policia ka rrethekuar grupin e dyshuar të grabitësve të argjendarisë në Suharekë.

Nga shkëmbimi i zjarrit me grupin e grabitësve, burime të Enigmës bëjnë me dije se një polic është plagosur, ndërsa një person nga grupi i grabitësve është vrarë, ndërsa një tjetër është arrestuar nga Policia.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është Dukagjin Gashi.

Burimet bëjnë me dije se polici i plagosur dyshohet të jetë pjesëtar i FIT-it.

Një tjetër nga grupi, raportohet të jetë në arrati.

Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Enigma ka kontaktuar policinë për të marrë informacione shtesë, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë përgjigjie.

Related Articles