Mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën “Bajram Bahtiri” janë plagosur dy persona.
Policia ka dhënë detaje ku bëri të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë në arrati.
“Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh.
Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se i plagosuri i dytë është në arrati.