Plani i zbatimit të marrëveshjes, Bislimi thotë se kanë dërguar një dokument shtatëfaqësh në Bruksel – kritikon Lajçakun

Plani i zbatimit të marrëveshjes, Bislimi thotë se kanë dërguar një dokument shtatëfaqësh në Bruksel – kritikon Lajçakun

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se Kosova ka dërguar tashmë propozimet e veta në lidhje me draftin për rrugën e zbatimit të Marrëveshjes Bazë me Serbinë, të arritur në Bruksel dhe Ohër.

Bislimi zbuloi se bëhet fjalë për një dokument shtatfaqësh të dërguar nga Kosova, derisa shtoi se në takimet në Bruksel, Kosova në vazhdimësi ka bërë thirrje për tri garanci, që lidhen me formalizim të marrëveshjes.

Një prej tyre, është dorëzimi i Kryekriminelit Milan Radoiçiqi dhe grupit të tij terrorist tek institucionet e Kosovës. Të tjerat janë nënshkrimi dhe tërheqja e letrës refuzuese të marrëveshjes nga ana e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq apo që BE-ja ta refuzojë shkrimin si të pavlerë.

Ai ka drejtuar kritika ndaj Emisarit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. Sipas tij, Lajçak ka bërë shkelje të disa parimeve.

“Për shembull aty parim kryesor ka qenë që palët duhet në mënyrë simultane të bëjnë diçka në zbatimin e marrëveshjes në mënyrë që të mos jetë vetëm njëra palë ajo që kryen obligimet e saj dhe pala tjetër përfituese dhe për shembull te një pikë ku thuhet pala kosovare e pranon draftin e statutit si kundërshpërblim apo nga Serbia z. Lajcak ka vendos që edhe pala e Serbisë e pranon draft-statutin që ka qenë e palogjikshme. Ne kemi thënë që kjo duhet të largohet për arsye se as nuk i dihet dialogut as nuk përbën kurrfarë përfitimi për Kosovën, por duhet të vendosen me ato elemente të cilat janë të parapara në marrëveshje, siç janë njohja e simboleve nacionale, pasaportave dhe të gjitha dokumenteve të tjera”, ka thënë Bislimi në KTV.

Bislimi ka thënë se ka pasur devijime nga parimet e marrëveshjes për dokumentet.

“ka pasur tendencë të Lajçakut që në vazhdimësi të zbehet ose të zhvendoset në listë të obligimeve, obligimi i Serbisë për ta respektuar pikën e katërt të marrëveshjes që ka të bëjë me mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Related Articles