Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot ishte paraparë të raportoj ministrja e Ministrisë së Industrisë̈, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë̈, Rozeta Hajdari për planin e vitit 2021, por me kërkesë të saj ky raportim është shtyrë për një mbledhje tjetër, raporton Gazeta Enigma.
Kryetari i këtij Komisionit me kërkesë të Ministres kjo pikë e rendit të ditës shtyhet për javën tjetër.
“Ka arsye për këtë kërkesë”, tha ai.
Komisioni në kuadër të rendit të ditës po shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU për vitin 2020.