Gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Rahovec një 72-vjeçar ka deklaruar se ka pasur një mosmarrëveshje verbale me djalin e tij 50-vjeçar.
Ai ka thënë se djali i tij që një kohë të gjatë ka qëndruar në Gjermani dhe tani kur është kthyer në Kosovë është i papunë e jeton në shtëpi me prindërit.
Kështu mëson Indeksonline nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës.
72-vjeçari po ashtu ka thënë se ata vazhdimisht kanë grindje mes vete, dhe djali i tij çdo ditë kërkon para nga prindi.
Tutje, vlen të ceket se te viktima nuk vërehen shenja të dhunës edhe pse i është kërkuar të dërgohet te mjeku për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në ndalim policor.