Plas sherri për borxh në Prizren: I dyshuari e bën për spital një 33-vjeçar dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte, si dhe personat e përfshirë marrin vetë drejtësinë në duar.

Një borxh është bërë mollë sherri edhe për dy persona në Prizren, me ç’rast një person dyshohet se ka sulmuar një 33-vjeçar.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje për një obligim financiar, dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, duke e rrahur viktimën.

33-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe si rrjedhojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi që i njëjti me të kryer vepërën është larguar për në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Related Articles