Sot në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti për play-offin që çon në Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndaj Sllovakisë.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale pritet të zhvillohen nga data 26 mars dhe më 31 mars.
Nëse Kosova mposht Sllovakinë, përballet me fituestin e ndeshjes Turqi v. Romani.
Njëra nga ekipet pjesëmarrëse është edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të ndeshet në gjysmëfinale me kombëtaren e Polonisë.
Përveç kësaj, është mësuar edhe kundërshtari i mundshëm i finales së madhe, ku do të luajnë me fituesin e ndeshjes Ukrainë.
Kujtojmë që Kosova e mbylli fazën kualifikuese në pozitën e dytë, ku kishte kundërshtarë, si: Zvicra, Sllovenia dhe Suedia.
Kupa e Botës 2026 mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

