“Plisat” në ofanzivë, nga Prishtina me organizim të jashtëzakonshëm për Shqipëri – Poloni

“Plisat” në ofanzivë, nga Prishtina me organizim të jashtëzakonshëm për Shqipëri – Poloni

Nesër zhvillohet super ndeshja Shqipëri-Poloni, në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve për “Kupën e Botës 2022”.

Në këtë duel do të jenë prezent edhe tifozët e Prishtinës, “Plisat”, të cilët si gjithmonë janë në përkrahje të kombëtares shqiptare.

GazetaBlic Sport, raporton se 430 tifozë “Plisa” do të jenë prezent për këtë ballafaqim tejet interesant.

“Plisat” e vazhdojnë traditën dhe kësaj radhe premtojnë spektakël të vërtetë në tribuna, në përkrahje të Shqipërisë.

Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e dytë në grup me 15 pikë, një pikë më shumë se Polonia, andaj fitorja është obligim për lojtarët e Rejas, të cilët synojnë “Play Off”.

Related Articles