Po të mos i “kënaqte” kryeministri, Albin Kurti, patriotët e Facebook-ut dhe militantët e tij, Kosova do të anëtarësohej Kosova në Këshill të Evropës ka vlerësuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, teksa folur për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, që u kërkua nga ndërkombëtarët si hap konkret në lidhje më anëtarësim në KiE.
Zemaj ka shtuar se zgjidhja e parë e LDK-së – nëse vije në pushtet – do të jetë draftstatuti i Asociacionit, i cili sipas tij, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Zgjidhja e parë dhe më e komplikuar që flitet është drafstatuti, ne e kemi thënë është obligim i Kosovës, i Qeverisë. Dhe ai obligim bartet te Gjykata Kushtetuese, që mund me të përmirësu ose saktësu nëse ki prek në kompetencën kushtetuese. Që ne kemi thënë jemi kundër Asociacionit me kompetencë ekzekutive. Dhe jo një Asociacioni që ofron bashkësi të komunave serbe, jo vetëmehaxhimin e Kurtit, ku e ka bërë lidhjen e çdo qytetari serb me Qeverinë e Serbisë. Po, bashkësi e komunave serbe si etnitet brenda Kushtetuese dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.
Po te kishin kryer këtë detyrë, ta kishte përfunduar me përgjegjësi Qeveria Kurit, të mor merrej me patriotët e Facebookut dhe militantët e vet Kosova do të ishte edhe anëtarë e KiE-së edhe besa besa do te ishte kogja e përafruar në integrime të tjera evropiane dhe atlantike”, ka thënë Zemaj në FIVE” të Dukagjinit.
Teksa ka thënë se përveç zgjidhjes financiare, LDK-ja do të ofrojë zgjidhje në dialog, Zemaj ka shtuar Marrëveshja e Ohrit do të jetë barrë e rëndë për vendin.
“Sepse të ua thuash vendeve të QUINT-it diçka tjetër dhe të dalësh e ta trajtosh si temë popullzimi dhe vazhdon me i kënaq militantët, ne këtë nuk e bëjmë… Marrëveshja e Ohrit është barrë e rëndë për Kosovën”, ka shtuar Zemaj.