Një burrë nga Podujeve është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë”, thuhet në raportin e policisë.