Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në fshatin Lladrofc të komunës së Podujevës.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Policisë së komunës së Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 18:30.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se policia dhe prokurori ka nisur hetimet ëpr vdekjen, që të ndriçohet rasti.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.