Të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë dorëheqje muajin e kaluar në veri të vendit, Policia e Kosovës u ka ndaluar pagat mujore.
50 për qind të pagës në muaj vazhdon ta merr vetëm Nenad Gjuriq, i cili ka qenë komandant i policisë për veri, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla arsyetoi pagesën për Gjuriqin, duke thënë se ai është i suspenduar.
Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Administratë, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të dorëhequr, 80 prej tyre janë larguar nga Policia e Kosovës. /kp/