Policët kufitarë në veri bllokohen nga dy vetura pa targa, reagojnë menjëherë njësitet policore

Policët kufitarë në veri bllokohen nga dy vetura pa targa, reagojnë menjëherë njësitet policore

Sot në orët e mbrëmjes disa zyrtarë policorë të kufirit në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Veri të Mitrovicës janë penguar nga dy automjete civile pa targa, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë kanë vërejtur një kampion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, të cilin tentuan ta ndalin, por u penguan nga dy vetura.

Menjëherë njësitet e tjera policore kanë asistuar për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

“Lidhur me këtë rast janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Related Articles