Moti në Kosovë të enjten dhe të premten

Moti në Kosovë të enjten dhe të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHK-së, do të ketë një cilësi shumë të mirë të ajrit në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin -3 deri në -1 gradë celcius, kurse ato maksimale do të jenë 7-11 gradë celcius.

“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njofitmin e IHK-së./GazetaEnigma/

Related Articles