Policia arreston 10 persona në Gjakovë për organizim të skemave piramidale

Policia arreston 10 persona në Gjakovë për organizim të skemave piramidale

Policia e Kosovës gjatë një operacioni në dy lokacione të ndryshme ka arrestuar 10 persona në Gjakovë, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit të Policisë autoritetet kanë sekuestruar tre aparate të llojit APEX, një shumë prej 5,645 eurosh, 250 franga zvicerane, 140 dollarë, 90 paund britanik, si dhe çipa pokeri.

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE- Gjakovë / 22.03.2025 – 03:00. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma/

Related Articles