Policia arreston dy persona në Pejë, kishin vrima të plumbave në xhamat e veturës

Policia arreston dy persona në Pejë, kishin vrima të plumbave në xhamat e veturës

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për pjesëmarrje në një përleshje me armë zjarri me disa persona të tjerë në Pejë.

Sipas policisë, dyshimet se ata mund të jenë përfshirë në këtë përleshje lindën për shkak të dëmtimeve nga predha e armës së zjarrit që kishin në veturën e tyre.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit kanë konfiskuar veturën, ndërsa të dyshuarit, pasi që janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 10.01.2022 ─ 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se ishin të përfshirë në një përleshje fizike në mes të disa personave, me që rast ka pasur dhe të shtëna me armë”.

“Në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit janë vërejtur dëmtime të shkaktuara nga predhat e armës së zjarrit. Me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Enigma/

Related Articles