Përzgjedhësi Qerimi paraqet gjendjen në Përfaqësuesen e Kosovës

Përzgjedhësi Qerimi paraqet gjendjen në Përfaqësuesen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim.

Ndeshja e ardhshme e eliminatoreve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, përcjell Gazeta Enigma.

Përfaqësuesja jonë përballet me Turqinë (19.15).

Për gjendjen në Kombëtare, pëzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.

“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu si ndeshjet e deritashme. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës. Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka”.

“Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës. Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj përfaqësueses dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar selektori Bujar Qerimi./Gazeta Enigma/

Related Articles