Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia e Kosovës, së fundmi ka hasur në një vetur të dyshimtë me targa malazeze.

Kjo ndodhi gjatë një feste ortodokse, sot në Manastirin e Deçanit.

Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Ndërkaq policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”. /Gazeta Enigma

Related Articles